Falja e mëngjesit nën masat anti-covid
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Festimet në Shqipëri nisën herët që në orët e para të ditës, ku qindra besimtarë falën namazin nëpër xhami dhe sheshet pranë tyre. Në Tiranë ceremonia kryesore u mbajt në Xhaminë e Kokonozëve, pranë Pazarit të Ri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Në fjalën e tij Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkak të pandemisë që ndali dhe kryerjen e Haxhit dhe mbledhjes mes njëri tjetrit për të festuar.
Në përgjithësi ceremonia e faljes së Kurban Bajramit u zhvillua në respektim të masave antiCovid, por pati edhe raste ku këto masa u neglizhuan.
Në këtë ditë të veçantë edhe Televizioni Klan uron gjithë besimtarët mysliman: Gëzuar Kurban Bajramin.