“Betohem që të jem besnik i Republikës dhe të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Të ushtroj funksionet e mia në interesin ekskluziv të Kombit” Ky ishte betimi i kryeministrit të ri iatalian Mario Draghi.
Ish-shefi e Bankës Qendrore Evropiane dhe të 23 ministrat e qeverisë së tij u betuan para presidentit, Sergio Mattarella.
Në një ceremoni në Palazzo Chigi, kryeministri në largim Giuseppe Conte i dha zilen që shënon dorëzimin e pushtetit Mario Draghit. Pas fotos së zakonshme, kryeministri i ri i ra ziles.
Conte më pas mori nderime ushtarake në oborrin e Pallatit, së bashku me partneren e tij Olivia Paladino
Mattarella i dha Draghit mandatin për të krijuar një qeveri të re javën e kaluar pas dorëheqjes së kryeministrit Conte.
Administrata e tij e re, e përbërë nga një përzierje teknokratësh dhe politikanësh, do ta marrë detyrën javën e ardhshme pas një votimi nga të dy dhomat e parlamentit italian. Kjo pritet të jetë një formalitet pasi shumica e ligjvënësve kanë treguar se do ta mbështesin.
Mario Draghi nuk është pjesë e asnjë partie politike ndersa më parë ka drejtuar Bankën Qëndrore Europiane.