Dikur BFI ishte institucioni më i vizituar prej faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar, ishte anëtare e shumë kongreseve dhe konferencave ndërkombëtare, lideri i saj ishte udhëheqës e anëtarë kryesie i shumë organizatave dhe konferencave ndërkombëtare. Sot prestigji i saj është përdhe! Imazhi i saj jo është për ibret. “Lideri” i saj gjithandej njihet si komplotist, tradhëtar dhe njeri i shërbimeve intelegjente antiislame
Shkruan Admirim Muça
BFI-ja e Shaqir Fetait na është shndërruar në vend argëtimi për të gjithë ata që e njohin për “lider” Shaqir Fetain! Ata që nuk e njohin janë jo dashamirë të BFI-së së Shaqir Fetait. Ky farë abdalli veten e identifikon me BFI, prandaj, kush nuk e njeh Shaqir Fetain është armik i BFI-së!
BFI-ja e Shaqir Fetait ka “drejtori ekskluzive” për kontakte me punë të brendshme dhe me organet e kësaj “ministrie”! Njerëz mendërisht të sëmurë! Njerëz që kqyrin të prodhojnë në institucionin fetar policë e agjentë policësh! Themeluesit dhe udhëheqësit e këtij digasteri janë njerëz me dosje të trashë nga veprimtaria imorale dhe amorale e tyre. Dhe, pikërisht këta njerëz kanë të drejtën e kontaktimit edhe me botën e jashtme!
BFI-ja e Shaqir Fetait ka edhe “sektorin” për kontakt me botën arabe! Narrativi idiotik i Shaqir Fetait se ka arritur të “ngrisë” një BFI që po ia kanë lakmi shumë institucione simotra në botë, është vetëm një “mastrubim” i një manjaku i zënë vetë në kurthin e tradhëtisë që u mundua t’ua ngrisë të tjerëve.
Shaqir Fetai që kur u instalua nga pushteti aktual maqedonas në krye të BFI-së ka qenë “shuuumë herë” nëpër botë (dy here EBA e një herë në Egjipt; një herë në Turqi, Bosnje, Kroaci, Kosovë e Shqipëri)! Çka ka bërë aty? Kurrgjë, është sjellë si qura në mjegull, si pordha n’tirqi, është injoruar e nuk është përfillur fare. Është ftuar si Institucion, ndërsa është përçmuar si personalitet me biografi aspak të denjë për një mysliman.
Në EBA, Shaqir Fetai takohet me kryetarë asociacionesh e shoqatash, si dhe, takimin më të rëndësishëm e ka me ambasadorët e Maqedonisë!!! Me paret e fitrave të myslimanëve të vendit Shaqir zeza i viziton ambasadorët e Maqedonisë! Çka i duhet ky “aktivitet” nëse jo kthim borxhi politik partive që u bënë sebep të jetësohet plani dhe sugjerimi i oficerëve të UDB-së.
Do të thotë Shaqir bilmezi se në Egjipt, në konferencën kushtuar Ditëlindjes së Pejgamberit a.s. u takua edhe me Presidentin e Republikës së Egjiptit! E çka është me rëndësi kjo? Presidenti egjiptas ka detyrim ta realizojë axhendën e vet e cila i sjell personalisht atij pika politike. Takimi i presidentëve me grupe njerëzish përgjatë eventeve të organizuara në nivel të lartë, është ekskluzivisht takim kurtoazie, pa kurrfarë domethënienl dhe rëndësie. Por, çështja është çka fitoi vetë Shaqir Fetai që u injorua tërësisht dhe, krejt në fund, çka fituan myslimanët e vendit. Çdo vizitë jashtë shtetit, nëse nuk sjell perfitime morale apo materiale, është, thjesht, eskursion idiotik me paratë e popullit.
A i kërkoi Shaqir Fetai protokolit shtetëror dhe organizatorit që t’ia parashohë takimet tetatet me personalitete të cilët do të mund të ndihmonin për të dalur nga kjo situatë katastrofale ku është katandisur BFI! Jo, sepse, ku ia ka haberin Shaqir Fetai protokoleve dhe arsyes primare të organizimeve të eventeve të tilla. Shaqir Fetai nuk e di se nëpër evente të tilla lidhen miqësitë, arrihet marrëveshjet për bashkëpunime bilaterale; fitohet ndonjë bursë për studentët tanë që dëshirojnë të studiojnë nëpër fakultete të ndryshme, fitohet ndonje kuotë për studentët tanë, ndonjë përkrahje materiale për specializime të kuadrit tonë etj. Shaqir Fetai nuk mund të kthehet në vendlindje pa i takuar ambasadorët e Maqedonisë! Çfarë abdalli!
Shaqir Fetai komunikimin me botën e jashtme, me shtetet arabe, e percepton si “bankë mëshirëplote” ku ai e ka mundësinë të nxjerrë para sa herë që i duhen atij. Prandaj e nisë nëpër boten arabe “drejtorin” e vet për të kërkuar dhe për të sjellë para. Kjo i konvenon “drejtorit” sepse do të takojë miq e “punëdhënës” të vetë, ndërsa e di që personalisht atij nuk i jep askush, sepse të gjithë në botën arabe ia dinë biografinë, ndaj dhe as që e merr mundin të kërkojë.
Fare në fund, Shaqir Fetai nuk kupton se sot, vetëm ndonjë pare e pistë, e krimit dhe e drogës mund të qarkullojë kesh duke kaluar “tinëzisht” kufij, doganierë e policë. Sot askush nuk jep para. Sot është koha e finansimit dhe e përkrahjes së projekteve dhe jo e mbulimit të rrogave e honorareve. BFI-ja, deri më sot, falë Afrim Tahirit dhe Avni Halimit, ka arritur të bëjë vetëm një projekt (STOP RadTerr), të ketë shumë miq e përkrahës të projektit dhe, shumë donatorë të gatshëm për ta ndihmuar. Por, që në momentin kur Shaqir Fetai lejoi që ai projekt të drejtohet nga hajni, banditi dhe matrapazi i BFI-së, të gjithë donatorët do të tërhiqen dhe do të raportojnë ndër qarqe ndërkombëtare për BFI-në si për një qerthull matrapazësh.
Shih për këtë, sot për sot, BFI-ja, jo si Institucion, por si qerthull e matrapazëve dhe manipulantëve në emër të fesë, ndër qarqet ndërkombëtare trajtohet si katastrofë. Ky imazh nuk përmirësohet me plafe mbi fëlliqësirë por me politika të mirëfillta që mund të jenë rezultat i reformave themelore, në të cilat pjesë e reformës do të ishte, pa dyshim, edhe vetë Shaqir Fetai!