Redaksia e 1kliklarg.com së shpejti do të dalë edhe me edicionin e vet special kushtuar kësaj teme, e cila fakton në detaje jo vetëm parregullsi, por edhe krim të organizuar madje nga krerët më të lartë fetar islam të komuniteteve në fjalë, prej të cilëve ata të BFI-së së Sulejman Rexhepit me gjasë i kanë mbushur të gjitha kriteret për t’u gjykuar e ndëshkuar nga institucionet e drejtësisë së RMV-së
Nga Andi Rakipi, Tiranë
Kohë më parë, me qëllim të hulumtimit të disa çështjeve të cilat në opinion kanë shkaktuar mjaft dyshime e dilema të mëdha, për më tepër të karakterit fetar, i jemi drejtuar me një numër pyetjesh tri komuniteteve shqiptare islame përgjigjet e të cilave kemi shpresuar se do të kontribuojnë në heshtjen e shpekulimeve dhe në zbardhjen e së vërtetës. Pyetjet kanë të bëjnë kryesisht me taksat fetare islame, me organizimin e haxhit si dhe me therrjen e kurbanëve dhe me mishin e tyre. Nga Bashkësia Islame e Kosovës kemi marrur pergjigje të plota dhe, po kaq koperativë kanë qenë edhe kompetentët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kurse, nga Bashkësia Fetare Islame e Sulejman Rexhepit, edhe pse kemi pritur pergjigje më se dhjetë ditë, redaksia 1kliklarg.com është injoruar tërësisht dhe nuk na ngelë asgjë tjetër përveçse t’i pranojmë si të mirëqenme të gjitha atyre fakteve dhe argumenteve që po dalin nga oponentët e BFI-së së Suejman Rexhepit.
Redaksia e 1kliklarg.com së shpejti do të dalë edhe me edicionin e vet special kushtuar kësaj teme, e cila fakton në detaje jo vetëm parregullsi, por edhe krim të organizuar madje nga krerët më të lartë fetar islam të komuniteteve në fjalë, prej të cilëve ata të BFI-së së Sulejman Rexhepit me gjasë i kanë mbushur të gjitha kriteret për t’u gjykuar e ndëshkuar nga institucionet e drejtësisë në RMV-së.
Përmes pyetjeve tona në fakt u mëtua dhënia hapësirë edhe BFI-së që të shprehet dhe, përmes fakteve dhe argumenteve institucionale të hidhen poshtë të gjitha “shpekulimet dhe shpifjet” që vijnë çdo ditë në adresë të BFI-së së Sulejman Rexhepit. Popullata Myslimane e Maqedonisë së Veriut, përkundër praktikës së mëhershme për ta botuar në tërësi marrëveshjen e Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite dhe BFI-së, në të cilën përcaktoohej edhe kuota e haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut, kohëve të fundit askush nuk di se cila është kjo kuotë! Askush nuk di se sa haxhilerë udhëtojnë përmes organizimit të BFI-së! Natyrisht, faktet janë shumë dëshpëruese, sepse flasin që ky organizim institucional ka pësuar një zbehje të konsiderushme, ndërkohë që organizimi privat ka marrur një hov të madh, aq më tepër që kur është themeluar edhe agjencia turistike e Sulejman Rexhepit që funksionon në mënyrë ilegale në kuadër të BFI-së! Jo se kjo u intereson myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, porse transparenca është detyrim dhe obligim po thuajse i shenjtë i BFI-së. Ndërkohë që, Sulejman Rexhepi tërë organizimin e haxhit e orienton kah agencia e vete private dhe, me këtë, edhe shitja e vizave për haxh bëhet në mënyrë më të sofistikuar. Spiunimi i këtij krimi “kamuflohet” dhe askush “nuk merr vesh” se sa viza u shitën!
Organizimet fetare gjithmonë bëhen me qëllim që të përmbushet kënaqësia e besimtarëve dhe, deri te kjo kënaqësi të vinë në mënyrë nstitucionale dhe sa më mirë, më shpejt e më lirë. Natyrisht, organizatorët mbajnë llogari që, përmes këtyre organizimeve të krijojnë edhe një burim të buxhetit për institucionet fetare që i drejtojnë. Kurrë nuk ka ndodhur që organizimet institucionale fetare të shërbejnë për pasurim personal e familjar të “liderit fetar”! Kjo që po ndodhë tash e disa vite me BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi dëshmon për një krim i cili njollos, veç të tjerash, edhe organet e sigurisë dhe të drejtësisë të vendit.
Organizimi i haxhit është e drejtë ekskluzive e institucinit, me këtë rast edhe paisja me viza është e drejtë e tij dhe, shitja e këtyre vizave për organizatorët privat të haxhit nuk është krim më vete. Krim është mostransparenca, shitja sekrete e këtyre vizave, mosderdhja e mjeteve materiale direkt në xhirollogarinë e Institucioit por në xhep të Sulejman Rexhepit. Krim është mosdorëzimi i parave në arkën e BFI-së si dhe mosreferimi para organeve të BFI-së rreth asaj se sa viza u shitën dhe cila ishte ajo shumë që u përfitua nga ky “aktivitet legal”, ndonëse si akt, në parim, është tërësisht haram dhe që përfshihet në opusin e veprave penale. Sepse, është vjedhje e Shtetit të Arabisë Saudite, sepse vizat i jep ai shtet, paratë e përfituara nga shitja e vizave, si akt normal për shumë diplomaci botërore, i përkasin atij shteti dhe jo xhepave të Sulejman Rexhepit.
Po ashtu, redaksia tentoi që të zbardhë edhe një problem tjetër i cili, gjithandej po hedh hije të rëndë mbi sinqeritetin e komuniteteve fetare islame në raport me aksionet fetare të cilat shtojnë, rrisin dhe nxjerin në pah vlerat e padiskuteshme humane të popullatës sonë por edhe të institucioneve që duhet ta kenë këtë vlerë. Bëhet fjalë për therrjen e kurbanëve. Ka dyshime të theksuara, të ciat madje mbështeten me argumenta të pamohuesme se, në Maqedoninë e Veriut, paguhen shumë kurbanë për t’u therrur kurse therren shumë pak, as dhjetë për qind e kurbanëve të paguar. Më herët nuk ka qenë kështu, sepse, një burim mjaft i rëndësishëm i buxhetit të BFI-së kanë qenë edhe kurbanët. Është caktuar çmimi i kurbanëve, pjesa dërmuese e myslimanëve, në pamundësi për t’i therrur vetë, i paguajnë në BFI dhe, komisionet e veçanta e kanë udhëhequr këtë aksion. Komisionet në fjalë kanë pasur për detyrë që të blejnë sa më lirë kurbanë, t’i therrin të gjithë dhe, shuma e tepruar nga pagesa e kurbanëve të derdhen në arkën e BFI-së, duke siguruar mjetë të konsiderueshme finansiare për zhvillimin institucional të jetës fetare. Sot, nga BFI-ja e Sulejman Rexhepit kemi të dhëna se, komisionin përkatës e përbëjnë kryesisht anëtarë të familjes së Sulejman Rexhepit dhe, askush nuk di se sa kurbanë janë paguar e sa janë therrur, sa mish është dorëzuar në magazet e Medresesë, e sa nëpër frigorifere përkatës, kush i ka zhgjedhur ato frigoriferë, sa është çmimi i ruajtjes së mishit, nuk di askush se sa mish është shpërndarë për të varfërit, ndonëse ky aksion u dedikohet kryesisht të varfërve.
Po ashtu, nga BFI-ja na thonë se bëhen një mori shpenzimesh të kota, vetëm e vetëm që “sekreti” të jetë sa më i madh dhe t’i përkasë ekskluzivisht familjes Rexhepi. Shtypen mijëra “arka pranon” me qëllim që pagesa e kurbanëve të bëhen në dorë, pastaj ato tallona grisen, digjen, zhduken, dhe nuk kanë kurrfarë peshë të dokumentit, sepse në çdo moment mund të shpallen si të manipuluara! Shtypja e këtyre “taloneve” bëhet vetëm e vetëm që t’u iket pagesave përmes xhirollogarisë së BFI-së, e cila do të ishte e vetmja rrugë transparente, e vetmja rrugë që do të linte gjurmë edhe nëpër raporte përkatëse. Këtë nuk e do Sulejman Rexhepi, me arsyetim se pse përmes aksioneve tona fetare të përfitojë shteti duke i paguar taksa. Sipas kësaj logjike, më mirë të përfitojë Sulejman Rexhepi se sa shteti!
Një problem mjaft delikat që deshtëm ta ndriçojmë ishte edhe mënyra e ruajtjes së mishit të kurbanëve qoftë për restorantin e Medresesë qoftë edhe për aktivitete të herëpashershme humanitare. Asnjë përgjigje? Askush nuk di se ku ruhet mishi dhe sa është sasia e këtij mishi që ngrihet përgjatë tërë vitit. Askush nuk di se cili ishte komisioni që u mor me sigurimin e këtye dhomave të ngrirjes! Nga anëtarët e më hershëm të këtyre komisoioneve na vijnë deklarata shokante! Me qëllim që mos të prishet mishi i kurbanëve siç ka ndodhur me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë por edhe me Bashkësinë Isame të Kosovës, BFI-ja e Sulejman Rexhepit nuk i therrë fare kurbanët. Therrë një numër të konsidrueshëm kurbanësh sa për të zhvilliuar një aktivitet njëditor humanitar. Më tepër mish marrin të punësuarit në BFI dhe në organet e saj se sa të varfërit. Ajo që shpërndahet ësht sasi qesharake. Bie fjala, 200-500 pako shpërndahen në Shkup, nja 200-400 në Tetovë, po aq në Gostivar, pastaj shumë më pak në Kumanovë e Kërçovë, në Dibër e Strugë. Në përgjithësi, ndahet mish për të varfërit në nivel shtetëror aq sa të varfër ka vetëm në lagjen e Dizhonit të Shkupit! Ose, sipas informatave burimore nga BFI, më tepër mish kurbani u shpërndahet gazetarëve se sa të varfërve. Raportohet se rreth 1000 kilogram mish ju jepet gazetarëve dhe pronarëve të redaksive që ruajnë interesin meskin të Sulejman Rexhepit. Këta burime flasin se, mish kurbani ju jepet edhe gazetarëve jomyslimanë!
Bashkësinë Islame të RMV redaksia 1kliklarg.com e ka pyetur edhe lidhur me atë se ku ruhet mishi i kurbanave të therrur dhe, cilat janë nevojat e restoranteve të medreseve për mish brenda një viti. A ekziston ndonjë evidencë se sa mish kurbani iu dhurua nevojatërev të vendit sivjet? Sa mish pranuan myftinitë dhe, a kanë kushte myftinitë për ta ruajtur mishin e kurbanit deri në shpërnarje të plotë? A ka komisione të veçanta pranë BFI-së për të vëzhguar nëse ky mish keqpërdoret dhe përfundon nëpër frigoriferët e shtëpive të myftive, pa iu shpërndarë të varfërve për të cilët edhe dedikohet ky mish. Po ashtu, BFI-ja e Sulejman Rexhepit është pyetur edhe për mundësinë e inspektimit nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore të punëve të tyre në therrje të kurbanëve dhe në magazinim të tyre, cili është vlerësimi i agjencive konkrete shtetërore që merren me ushqimin, për kujdesin e Institucionit rreth mishit të kurbanëve të therrur.
Asnjë përgjigje, tash e dyjavë që kur i janë dërguar pyetjet e redaksisë 1kliklarg.com! Kjo flet se tranparenca në BFI-në e Sulejman Rexhepit është zero, se aty vlon kimi i organizuar, se aty vidhet me të madhe djersa e popullit dhe nuk jepet kurrfarë llogarie, kjo dëshmon se kemi të bëjme me një firmë private të Sulejman Rexhepit e cila merret me zhvatjen dhe vjedhjen e besimtarëve, gjithnjë në emër të fesë. Kjo dëshmon se janë pjekur të gjitha kushtet për t’i hyrë këtij Institucioni dhe për ta qëruar nga krimi e korrupsioni që, fatkeqësist, ka infektuar edhe goxha institucione shtetërore. Edhe redaksia e 1kliklarg.com i bashkohet zërave që gjithnjë e më fuqishëm po kumbojnë se, nuk na i ka fajet Franca e Makroni për mosmarrjen e datës për bisedmime për t’iu bashkuar BE-së, por, fajet i kemi vetë që gati jemi bërë një me krimin dhe korrupsionin institucinal.