Biblioteka Njerëzore”, nismë e një të riu nga Danimarka, është një koncept origjinal, i krijuar për të sfiduar paragjykimet, të përhapura në të gjithë botën dhe për të pranuar diversitetin. Në këtë hapësirë rrëfimi, gjithsecili është I ftuar të tregojë historinë e jetës së tij, në 30 minuta, ndërsa të përballë tij mund të jetë një dëgjues ose një grup njerëzish.
“Biblioteka Njerëzore është një hapësirë e sigurt ku ne mund të eksplorojmë diversitetin, të mësojmë se jemi të ndryshëm nga njëri -tjetri dhe të bashkëbisedojmë me njerëz që nuk do t’i takonim normalisht … duke sfiduar paragjykimet tona të pavetëdijshme,” shpjegon Ronni Abergel, iniciatori i projektit.
Ai krijoi bibliotekën njerëzore në vitin 2000 dhe vazhdoi të ndërtonte më tej organizata jofitimprurëse. Koncepti ka gjetur rrugën e tij në më shumë se 70 vende.
“Një lexim, në të vërtetë është si një bisedë,” thotë Abergel.
Një prej njerëzve që tregojnë historinë e tyre, në mjediset e bibliotekës ose edhe në kopshtin e saj, është edhe Iben, 46-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor e cila tregon se si është të jesh viktimë e abuzimit seksual.
“Të gjitha rrëfimet e mia janë të ndryshme,” dhe ato kanë evoluar me kalimin e viteve, thotë Iben, e cila është pjesë e nismës prej 4 vitesh. “Kur fillova, isha në një vend krejtësisht tjetër … Unë kam punuar me veten për vite me radhë.”
Edhe dëgjuesit janë të shumtë:
“Më pëlqen të vij për të folur me njerëzit për tema të cilat zakonisht nuk I prekim në takimet shoqërore. Në këtë hapësirë kam mundësi të bëj pyetje që ndonjëherë edhe nuk kanë përgjigje, për shkak të tabuve, ” shprehet Nina, një nga frekuentueset e Biblotekës.
Në një botë gjithnjë e më të polarizuar, synimi është që Biblioteka njërëzore t’i ndihmojë njerëzit të bëhen “më më të hapur, më të kuptueshëm dhe pranues me të tjerët”. Organizata nuk ka të bëjë me promovimin e diversitetit ose luftimin e paragjykimeve.