Biblioteka “Isa Beu”, në kohën e vet, startoi dhe ishte Biblioteka më e madhe në Ballkan! Sot është Institucion që reflekton injorancën, institucionin e mospërfilljes së librit, institucionin e turpit, të krimit ndaj fjalës së shkruar! Në kohën e Shaqir Fetait ka marrur edhe epitetin e “entit ndëshkimor”
Nga Ilir Topi
Njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, hispanoamerikani Jorge Luis Borges, një çerek jete kaluar tërësisht i verbër, thoshte: “Unë gjithmonë kam imagjinuar që parajsa është një lloj biblioteke”! Ndërsa Marie de Sevigne thoshte: “Kur hy në bibliotekë, nuk mund të kuptojë se përse dal nga aty”!
Bibliotekat dhe fondi i librit flet për një civilizim, flet për një kulturë, flet për identitetin kulturor që e ka populli me biblioteka grandioze! Jo rastësisht Gazi Isa Beu e themeloi Bibliotekën, për të dëshmuar për një shoqëri dhe sistem intelegjent, për një popullatë që tashmë e ka të rrënjosur bindjen se vetëm përmes librit çelen portat e perspektivës.
Ku është sot Biblioteka “Isa Beu”, në ç’pozitë gjendet! Askush nuk e di ku është, ndërsa është në pozita edhe më të rënda se sa në kohën e Pikolominit kur u dogj tërë Shkupi! Sot, këtë Bibliotekë, Shaqir Fetai e ka shndërruar në një “ent ndëshkimor”! Të gjithë ata që nuk pajtohen me politikat e budallakavta të Shaqir Fetait, të gjithë ata që e dinë fare mirë se si atë në krye të BFI-së e instauan do shërbime të dyshimta antiislame, ky i ndëshkon duke i futur në këtë “ent ndëshkimor”! Aty nuk punon asnjë bibliotekar profesionist, aty, të “ndëshkuarit” nuk kanë të kryer kurrfarë kursi biblioteke. Aty ka njerëz që kurrë në jetë nuk kanë lexuar ndonjë libër, si puna e Ismet Bitiçit! Aty, së fundmi është “punësuar” edhe Avni Halimi, pa asnjë sekond punë të kryer nepër biblioteka. Aty punon dhe ish-shefi i kabinetit të H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili, në mungesë të përgatitjes profesionale prej bibliotekisti ka pranuar qorrazi që të drejtojë një “institucion” nën kushte mizerable!
Shaqir Fetai, injoranti më i njohur në hapësirën tonë si dhe personi që në mënyrë katastrofale mundohet të themelojë “institute”, në fakt, “Bibliotekën Isa Beu” e ka futë dhe akoma e mbanë në një biruc të padenjë për t’i mbajtur edhe minjtë eksperimentalë. Ajo vetëm bibliotekë që nuk është! Thjesht, është një magaze librash ku nga lagështia mund të brehet druri e hekuri e lëre më libri! A nuk është ky një krim ndaj librit! A nuk është kriminalitet, injorim dhe shkatërrim i qëllimshëm i qindra librave të vjetër nga 300-400 vjet, me alfabet arabo-osman! Libra të pastudiuar, libra të ekspozuar lagështisë, temperaturave ekstreme të dimrit dhe verës, dritës jo të mjaftueshme! Thjesht, Shaqir Fetait nuk i intereson libri, aq më pak libri që fakton dhe dëshmon lashtësinë, autoktoninë tonë si dhe nivelin intelektual të dikurshëm të myslimanëve të kësaj ane!
Biblioteka më e vjetër në Ballkan, me një fond prej rreth 5000 libra dhe e degdisur në një birucë që nuk mund të gjendet asnjëherë!
Çka mund të thuhet për Shaqir Fetain dhe “Llopovat e Bagdadit”, për çfarë “civilizimi” e intelegjence të tyre mund të flitet ndërkohë që njëmijë herë më shumë harxhojnë për çaj e për kafe se sa për librin! A ka në buxhetin e BFI-së zë ku parashihet blerja e librave dhe pasurimi i fondit të bibliotekës?! Për avdallin librat kanë vlerë aq sa ka vlerë pasqyra për të verbërin!
Pra, shndërrimi i Bibliotekës në birucë ndëshkimi, me kushte ku degradohet dhe degjenerohet libri, me të punësuar krejtësisht të paaftë për punën e biblotekistit (gjë që dëshmon për injorimin që ia bëjnë Bibliotekës) dhe me fond qesharak njëmijë herë më të vogël se biblioteka personale e Shaban Rahmanit të Shaqir Fetait, flet se ky, si çdo herë, është truri i fëlliqtë i BFI-së! Dhe, pa dyshim, rreth fëlliqësirës nuk rrinë bletët por mizat e m…
Profesorët, studentët, intelektualët, myslimanët e vendit, sa më parë duhet të ngrisin zërin kundër këtij qëndrimi dhe qëllimi të Shaqir Fetait dhe turlifarë sallatave të tij për ta degjeneruar librin, sidomos librat e lashtë që janë kapital i paçmueshëm i Bibliotekës “Isa Beu”!
Vetëm një inspektim shkarazi, vetëm, një hedhje e njërit sy mbi këtë “bibliotekë” aktuale, do të mjaftonte që mbi Shaqir Fetain dhe sallatoret e tij të kryhej një “rexhëm” me kiloton patatesh të kalbur! Armiqtë e BIBLIOTEKËS, injoruesit e LIBRIT nuk meritojnë asgjë tjetër përveçse të ngodhin në duhmin e patateve të kalbur!
(Bota Sot)