Kamala Harris, ka reaguar pas vendimit të Joe Biden i cili propozoi që zëvendëspresidentja të garojë në garën presidenciale, pas vendimit të tij për tu tërhequr.
Ajo ka falenderuar Biden për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe “për dekadat që i ka shërbyer vendit.”
Duke treguar se si u takua me presidentin, Harris e falenderon për “ndershmërinë dhe integritetin e tij, dashurinë e tij për vendin dhe popullin amerikan”.
Ajo e përshkruan vendimin e tij për t’i dhënë fund garës presidenciale si një “akt vetëmohues dhe patriotik” dhe thotë se është “e nderuar” që ka miratimin e Biden.
Ajo u zotua të “bëjë gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike, dhe për të bashkuar kombin, për të mposhtur Donald Trump.”