Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping do të mbajnë një samit virtual javën e ardhshme edhe pse ende nuk është vendosur një datë zyrtare.
Ky takim vjen pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ngecur mes mosmarrëveshjeve të shumta, duke përfshirë teknologjinë , tregtinë, Tajvani dhe çështjet e të drejtave të njeriut.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis vendeve tona,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka komentuar mbi raportet e takimit mes XI dhe Biden, por thotë se ka “një marrëveshje në parim” për një takim virtual “para fundit të vitit”.
Muajin e kaluar burime për Reuters tha se duke pasur parasysh kufizimet e brendshme të Kinës për COVID-19 dhe hezitimin e Xi për të udhëtuar, Uashingtoni po planifikonte të realizonte një video-konferencë në nëntor.