“Familjarët nuk do të përfshihen në drejtimin e vendit apo politikën e jashtme. Asnjë prej tyre nuk do të ketë zyra në Shtëpinë e Bardhë”.
Janë mbushur dy javë që nga ndërrimi i administratave dhe pjesa më e madhe e amerikanëve thonë se kanë besim tek Presidenti Biden dhe aftësia e tij për t’u përballur me krizat e vendit, ndër to edhe pandeminë vdekjeprurëse. 61% e personave që morën pjesë në një anketim të fundit shprehën pikëpamje pozitive për reagimin e presidentit të ri, sipas sondazhit të zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe NORC, Qendra për Kërkime mbi Zhvillimet Publike.
Megjithëse mbështetja për Presidentin Biden vjen në masë dërrmuese nga demokratët, rreth 25% e republikanëve thonë se kanë mendim pozitiv për veprimet e tij në ditët e para në detyrë.