David Kostelancik është propozuar sërish nga Presidenti Joe Biden si kandidat për ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka publikuar edhe listën e plotë me kandidatët për ambasadorë të SHBA në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Emrat i janë dërguar për miratim Senatit në Kongresin Amerikan, përpara se ambasadorët të marrin detyrat e tyre në vendet përkatëse.
Për Kostelancik, ky është riporpozim, pasi herën e parë kandidatura e tij nuk arriti të kalojë në kohë në Senat.