Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse. Pas paralajmërimit nga Departamenti i Shtetit në udhëzimin për udhëtimet në Ukrainë, i njëjti mesazh është përforcuar edhe nga presidenti Joe Biden.
Nga ana e saj Rusia mohon të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Ukrainës, por ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin e saj me vendin fqinj.