Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, ka pësuar fraktura në këmbë, pasi rrëshqiti teksa luante me Majorin, një nga qentë e tij.
Fillimisht, u mendua se ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës, por megjithatë u urdhërua një kontroll më i imtësishëm.
Incidenti u shënua teksa demokrati po kalonte fundjavën me familjen në Rehoboth Beach, ku ata kanë një shtëpi pushimi.
Rivali i tij, Donald Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale, nuk ka hezituar t’i urojë shërim të shpejtë. “Shërim të shpejtë”, shkroi Trump në një postim në “Twitter”.