“Ari i zi” po shitet me 5 deri në 6 dollarë më pak për fuçi
Me gati 6 dollarë për fuçi ka rënë çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare vetëm gjatë ditëve të fundit. Të mërkurën një fuçi naftë në bursën e Teksasit u shit me 76.6 dollarë, nga 82 dollarë që ishte më 19 korrik.
I njëjti trend është vënë re edhe në bursën e Lodrës, ku një fuçi naftë e papërpunuar shitet sot me 80.6 dollarë nga 85 që ishte një javë më parë.
Bëhet fjalë naftën e shitur për kontratat që do të zbatohen në muajin shtator.
Sipas ekspertëve në rënien e vlerës së arrit të zi ka ndikuar edhe për përpjekjet për arritjen e një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushim.