Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj rezulton të jetë i dënuar në Greqi.
Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Përgjithshme, pasi nisi hetimet pas denoncimit të Partisë Demokratike.
Gazment Bardhi në vitin 2020 tregoi para mediave një vërtetim të marrë në Athinë, sipas të cilit kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar me tre vjet burg.
Për këtë arsye, PD-ja kërkoi shkarkimin e tij nga detyra sepse preket nga dekriminalizimi.