Sirenat e një sulmi ajror të afërt u dëgjuan sot në Tel Aviv, pasi ushtria njoftoi se kishte identifikuar një raketë të lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit.
Izraeli sot eshte përballur edhe me demonstratat e familjeve të pengjeve të cilët bllokuan një rrugë që lidh Izraelin verior dhe jugor, ndërsa të tjerë bllokuan aksin kryesor Ayalon që lidh Tel Avivin me periferitë e tij. Këto protesta janë pjesë e një përpjekjeje popullore për të ushtruar presion mbi qeverinë që të përfundojë një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve dhe t’i japë fund luftës në Gaza.
Demonstruesit vendosën një tavolinë në mes të rrugës, duke simbolizuar vuajtjet e të burgosurve në robëri për shkak të mungesës së ushqimit.


