Kreu i qeverisë deklaroi se në Durrës janë 19 objektë të mëdha të dëmtuara rëndë, nga të cilat 12 do të prishen menjehere dhe pa bërë më llogari ndërsa për të tjerat do të pritet edhe një raport I fundit nga ekspertet e huaj që kanë mbërritur në Shqipëri. Më qindra të tjerë rezultojnë të dëmtuara rëndë jo vetëm në Durrës por edhe në Tiranë ka dëmë të mëdha, sipas kreut te qeverisë. Rama tha se së shpejti do të ketë dhe raport pas inspektimit të gjitha godinave nga grupet greke, franceze, italiane dhe grupeve që do të dalin sot në terren. Megjithatë ai shtoi se lista e emergjencës do të shtohet edhe në Lezhë ku ka mjaft probleme.
Shpejt do të kemi dhe raportin e qëndrueshmërisë së banesave. Falë angazhimit të grupeve që kanë filluar të vijnë, grupi greke, francez, italian janë në terren, grupe të tjera vijnë sot e nesër inspektimi i godinave do të bëhet shumë shpejt dhe rezultati i qëndrueshmërisë do të merret shumë shpejt. Emergjenca ka një perimetër që është zgjeruar me qarkun e Lezhës, si rezultat i një goditje që solli tërmeti në zonën e bashkisë Kurbin por edhe për të mos lënë vetëm banorët në qarkun e Lezhës që kanë probleme me godinat. Mund të ketë godina të dëmtuara edhe përtej këtij perimetri, ne do t’i trajtojmë të gjitha me vëmendje maksimale. Por prioritetet janë prioritete.”
Pasi falenderoi të gjithë sipërmarrësit për angazhimin dhe ndihmat e mëdha financiare që kanë premtuar, Rama tha se nga ana tjetër kërkon mirëkuptim nga ndërtuesit për rregullin që duhet ndjekur për ndërtimin e banesave. Ai shtoi se ndërtuesit duhet të japin paratë, jo të bëjnë ndërtesa të pakontrolluara. Madje ai shkoi më tej duke deklaruar se ndërtuesit që abuzojnë me ndërtimet do të dënohen me 7 deri në 15 vite burg për abuzimet që bëjnë në godina.