Po shkon drejt shifrës 21 mijë numri I viktimave nga koronavirusi në mbarë botën.
Më konkretisht të dhënat zyrtare konfirmojnë se deri në orën 22:30 të së mërkurës në mbrëmje në të gjithë globin kishin gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19, ekzaktësisht 20 mijë e 912 vetë.
Vetëm këtë të mërkurë në gjithë botën kanë vdekur mbi 2 mijë vetë, sidomos në Ital, Spanjë dhe France.
Ndërkohe në rang global shifrën më të lartë të viktimave e ka Italia me 7503, pastaj ndjek Spanja me 3445 dhe Kina me 3281.
Irani me 2077 dhe Franca 1331 kanë nivel të lartrë vdekjesh ndërsa SHBA ka arritur ne 910.
Interesant fakti që në Kinë këtë të mërkurë ka pasur vetëm 4 viktima ndërsa zero raste trë pacienteve të rinj brenda vendit.
Në të gjithë botën rezultojnë deri më tani 463 mijë e 387 raste positive nga të cilët 329 janë ende raste active ndërsa 114 mijë janë shëruar.