Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 647,514 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 16 milionë raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 9,900,239 janë konsideruar sot si të shëruar. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor. Dy rritjet më të mëdha ditore të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar të enjten dhe të premten me më shumë se 280 000 të infektuar të regjistruar përkatësisht në këto dy ditë.
Më shumë se pesë milionë raste janë regjistruar zyrtarisht që prej 1 korrikut, rreth më shumë se një e treta e rasteve të regjistruara me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë. Vetëm ditën e premte, 6 241 të vdekur dhe 282 042 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit janë SHBA-ja me 1 157 të vdekur, Brazili me 1 156 të vdekur dhe India me 757 të vdekur.