Që prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Mësohet se qëllimi i takimit është analiza e punës së çdo ministri përgjatë 10 muajve të parë të mandatit të dytë qeverisës.
Mësohet se çdo ministër është ndalur në punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe raportin me objektivat e vendosura në nisje të mandatit.
Po ashtu, secili anëtar i kabinetit ka shpjeguar edhe prioritetet dhe projektet zhvillimore për muajt në vijim.
Takimi është zhvilluar i mbyllur për mediat, por mësohet se do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, raporton Vizion Plus.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare te PS, pak muaj me pare, kryeministri Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, në muajin shtator.