“Ose diplomaci, ose konfrontim”/ Blinken: Rusia po sfidon…


Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken mbërriti në Ukrainë nga ku bëri të qartë se Rusia gjendet mes dy zgjidhjesh, asaj diplomatike ose të konfrontimit dhe Washingtoni ka mbështetjen e aleatëve për tu përgjigjur.

Nga ambasada amerikane në Kiev, kryediplomati theksoi se zhvillimet më të fundit janë më të mëdha se Ukraina, ato prekin sistemin ndërkombëtar të paqes dhe sigurisë.

ANTONY BLINKEN
SEKRETAR I SHTETIT, SHBA
“Jemi përpjekur ta bëjmë të qartë se ekzistojnë vetëm dy rrugë për Rusinë. Ajo e dialogut, për të gjetur një zgjidhje përmes diplomacisë, që sigurisht është më e pëlqyera dhe më e përgjejgëshme. Por nëse Moska vazhdon të thellojë agresionin, është edhe rruga e konfrontimit dhe pasojave për Rusinë. Kjo është një ccështje më e madhe se Ukraina. Ajo që Rusia po bën me kërcënimet e saj është të sfidojë të gjithë sistemin ndërkombëtar të paqes dhe sigurisë. Nëse ne e lejojmë këtë, atëherë kemi hapur kutinë e pandorës. ”

Pas bisedimeve me presidentin ukrainas dhe të tjerë zyrtarë të lartë, sekretari amerikan i shtetit ndalet të enjten në Berlin ndërsa të premten në Gjenevë ku do të takohet me homologun rus, Sergei Lavrov.

“Do të shohim se ku jemi në fund të javës”-deklaroi Blinken, dhe shpresoj që kjo të vazhdojë në rrugë diplomatike e paqësore por e gjitha varet nga presidenti Putin.”

Leave a Reply