Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të udhëtojë në Izrael për të vazhduar përpjekjet diplomatike që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Blinken do të kërkojë të arrijë një marrëveshje bazuar në propozimin e paraqitur nga SHBA në bisedimet e paqes në Doha.
Ndërkohë, ka përfunduar dita e dytë e bisedimeve të armëpushimit të Gazës në Doha të Katarit, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.