Bllokuan foltoren, përjashtohen nga seancat 6 deputetë të opozitës

Janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të opozitës, ndërsa dy të tjerë me nga 5 dhe 3 ditë.

Vendimi u mor pas mbledhjes së Sekretariatit për Procedurën, Votimet dhe Etikën ku u shqyrtua kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste.

Më herët, PD tha në një reagim zyrtar se kjo mbledhje është në shkelje të plotë të rregullores pasi kërkesa e socialistëve duhej shqyrtuar 48 orë pas depozitimit të saj.

Një nga deputetët i cili do të përballet me masën disiplinore është dhe Edmond Spaho, i cili e kundërshtoi me tone të larta vendimin duke u shprehur se do e ankimojë në Gjykatën Administrative. Mazhoranca bëri këtë kërkesë pasi këta deputetë bllokuan foltoren, i ranë bilbilit dhe përdorën zhurmues në seancën e fundit në Kuvend, duke mos lejuar deputetët e tjerë të merrnin fjalën.

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet ka përjashtuar nga seancat parlamentare deputetët:

1.      Edmond Spaho (10 ditë)
2.      Elda Hoti (10 ditë)
3.      Sorina Koti (10 ditë)
4.      Oerd Bylykbashi (10 ditë)
5.      Lindita Metaliaj (5 ditë)
6.      Greta Bardeli (3 ditë)

PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve nga Kuvendi, reagon PD: Mbledhja e Sekretariatit, jashtë afatit

Partia Demokratike ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar pas kërkesës së deputetëve të PS-së për përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Mbledhja e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën po zhvillohet 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës së socialistëve, gjë që sipas opozitës është në shkelje të rregullores.

“Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 Shkurt”, theksohet në reagimin zyrtar.

Njoftimi i plotë i PD-së:

Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës. Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 Shkurt.

Kërkesa e PS për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës

Mbledhja e Sekretariatit, Spaho: Do të bëj zhurmë, do të thyej dhe karrige për të drejtën time

Deputeti i PD-së Edmond Spaho është futur live në Facebook-un e tij teksa po zhvillohej mbledhja e Sekretariatit, ku po shqyrtohet kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 6 deputetëve  të opozitës.

Spaho i është drejtuar kryetares së Sekretariatit për Procedurat dhe Etikën Klotida Bushka, duke thënë se nuk është dakord me masat disiplinore dhe do ta ndjekë këtë çështje në Gjykatë.https://www.youtube.com/embed/2hbx3EDxbZM

Deputetët janë të pafajshëm, ju po shkatërroni opozitën. Mbledhja zhvillohet ditën e parë të punës, dhe duhet ta kishit mbajtur dje. Kjo që po bëni është e jashtëligjshme. Do e ankimoj këtë shkelje në Gjykatën Administrative. Përveç arsyeve të tjera, s’dua që të lejohet që këtu të instalohet një diktaturë. Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time. Do të kërkoj të drejtën dhe do të mbroj të drejtat…Ngjarja për të cilën po flasim ka implikime, janë paguar para për të hequr të drejtat e mia si opozitë, për të shkatërruar opozitën. Është përdorur ky mekanizëm vetëm për të shkatërruar. Ju po merrni masë për mua, doni të më përjashtoni për 20 ditë, si mund të ndodhë kjo?

Unë e kam bllokuar sallën, punimet i kam bllokuar sepse dua të hetohet nga Kuvendi për përdorimin e parave nëpërmjet blerjes së nëpunësve të huaj për të shkatërruar opozitën. Për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, nuk doni ju të thërrisni ata 3 deputetë dhe t’i pyesni, firmat e tyre janë të rregullta. Kërkoj të ngrihet komisioni për çështjen “McGonigal”. Po vepron si e komanduar në mënyrën më të shëmtuar dhe do të mbani përgjegjësi për këtë. S’jam dakord me masat dhe do ta ndjek edhe në gjykatë”, u shpreh Spaho.

Leave a Reply