Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka deklaruar se për të pasur një sistem drejtësie të saktë duhet ende punë.
Duke shprehur mbështetje për për organet e reja të drejtësisë, Borchardt deklaroi se Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë do të ngrihen shumë shpejt.
“Ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar që të kemi sistem drejtësie të saktë ka nisma që shkojnë paralelisht. Vettingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhet funksionale së shpejti. Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin. OSBE mbështet organet qeverisëse të gjyqësorit..”
Deklaratat diplomati i OSBE I bëri në konferencën e parë rajonale për administrimin e Gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve.