Më shumë se rreth 2 mijë familje që humbën një apo më shumë anëtar të familjes për shkak të COVID, kanë hedhur në gjyq kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Sipas “Daily Mail”, grupi “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” dëshiron të detyrojë qeverinë të kryejë një hetim publik për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë.
Deri më tani, Johnson ka refuzuar të urdhërojë një ekzaminim ekspertësh rreth përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, duke kërkuar që së pari të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.
Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh vdiqën “për shkak të gabimeve të qeverisë” dhe se hetimi gjithashtu duhet të kryhet për shkak të të drejtave të njeriut.