“Çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do të përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën dhe duhet të shmanget”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së
Shefi i politikës së jashtme të BE-së kërkoi shmangien e ndërhyrjes së mëtejshme ushtarake në Liban, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm do të përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën në rajon.
Komentet e Josep Borrellit erdhën pas një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së përmes një video-konference të thirrur këtë mëngjes për të diskutuar përshkallëzimin aktual në Liban, ku raporte të shumta sugjerojnë se një sulm tokësor i Izraelit është afër.
“Çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do të përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën dhe duhet të shmanget”, tha Borrell. “Jemi shumë të shqetësuar për rrezikun e kësaj situate të mëtejshme të konfliktit … dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve në rajon të tregojnë përmbajtje në interes të shpërshkallëzimit”, shtoi kryediplomati evropian.
“Armët tani duhet të heshtin dhe zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet”, apeloi ai.
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund ta përshkallëzojnë konfliktin e Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.