36 kombe nuk i duan në Paris 2024, pro tyre Franca e Greqia
Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Paris 2024 po kthehet gjithnjë e në tabu për atletët rusë dhe bjellorus. Shumica e shteteve botërore janë bashkuar për të kërkuar ndalimin e tyre, si masë ndëshkimore pas sulmit ushtarak që Rusia po bën prej thuajse 1 viti në territorin ukrainas.
Një samit urgjent është mbajtur në Britaninë e Madhe, me sekretaren e kulturës, Lucy Frazer që kishte thirrur në takim përfaqësues nga 36 kombe. Takim i mbajtur pas vendimit të Komitetit OIimpik Ndërkombëtar që hapi derën për rusët dhe bjellorusët që të konkurrojnë në lojërat e vitit të ardhshëm si neutral.
Pas samitit, u pranua se shumica e zërave, përfshirë fuqitë olimpike Britania, SHBA, Kanadaja, Gjermania dhe Australia, ranë dakord për ndalimin e atletëve rusë. Ndërkaq, pro pranimit të atletëve nga këto shtete edhe nën një flamur neutral ishin shtete si Greqia, Japonia dhe Franca, e cila organizon këtë ngjarje madhore.
Situatë që mund të sjell kaos në Olimpiadën e vitit të ardhshëm, pasi në rast të pranimit të atletëve rus dhe bjellorus, ka gjasa që shtetet e tjera të bojkotojnë lojtarët.
Diçka të tillë deri më tani e ka konfirmuar Ukraina, e cila do të ndiqej nga shtete të tjera. Sanksione për sportin rus dhe bjellorus ka pasur në shumë disiplina, si futboll, volejboll dhe tenis, me këtë të fundit që lejoi pjesëmarrjen e tyre nën një flamur neutral.