4 persona kanë vdekur, ndërsa 29 janë plagosur pasi një autobus që transportonte një ekip futbolli të rinjsh ra nga një urë në Brazil pasi shoferi humbi kontrollin mbi mjetin. Autobusi po transportonte ekipin e e futbollit “Esporte Clube Vila Maria Helena”.
Shoferi i autobusit humbi kontrollin teksa kalonte urën në BR-116 në Brazil dhe automjeti ra me “kokë” poshtë. Skuadra e futbollit po kthehej në qytetin e tyre Duque de Caxias nga Ubaporanga, ku po luanin kundër Simonesias në një turne.
Faqja braziliane G1 raportoi se mes viktimave janë 3 adoleshentë të moshës 14 deri në 17 vjeç dhe një të rritur.
Ekipi i futbollit kishte fituar kategorinë U-18 në turne dhe ishte nënkampion në seksionin U-16.