Ministria e Shëndetësisë e Brazilit raportoi 47.116 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 3.717.156.
Ministria gjithashtu raportoi 1,086 vdekje të reja shkaku i coronavirusit, duke e rritur numrin e vdekjeve në 117.666.
Për raste të reja, mesatarja e pikut ishte 46.393 më 29 korrik. Nga 26 gusht, ajo mesatare ditore kishte rënë në 37.241, raporton CNN.
Ka një rënie të ngadaltë të numrit mesatar të vdekjeve – nga një kulm prej 1,096 në 25 korrik në 938 më 26 gusht.
Ndryshe, vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë raste të të infektuarve me virus dhe vdekje sesa Brazili.