Moti i keq pritet të vijojë edhe në ditët në vijim
Moti i keq ka goditur Italinë Veriore me stuhi të forta që kanë shkatërruar fusha, vreshta dhe pemishte, ndërsa Jugu i Italisë po vuan për më shumë se tre muaj nga mungesa e shirave.
Qindra automjete të mbushura me topa akulli detyruan shoferët të ndalonin për të shmangur krijimin e problemeve serioze nga trafiku. Autoritetet italiane kanë ndërhyrë duke mbyllur një pjesë të autostradës midis Parma dhe Piacenza për më shumë se gati dy orë.
Situatë më e vështirë u paraqit afër Fidenza në drejtim të Milanos. Rrjetet sociale u mbushën me foto dhe video të cilat tregonin dëmet që shkaktoi moti i keq.
Situata nuk ka ende të ngjarë të përmirësohet në ditët në vijim pasi Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për motin e keq që ende do të vazhdojë me reshje të dendura, shumë të forta lokale dhe të shoqëruara nga stuhi breshëri, rrufe dhe erëra të forta. Fatmirësisht asnjë nga qytetarët nuk kanë pësuar dëmtime serioze.