Takimi i ngrohtë në kamera me Juncker, dështoi të ulë tensionet, ndërkohë që 50 ditë kanë mbetur përpara se Britania të dalë nga Bashkimi Europian dhe asnjë masë nuk është marrë për tregtinë.
Presidenti i Këshillit Donald Tusk, tha një ditë më parë se nismëtarët e Brexit meritojnë një “vend të veçantë në ferr”, diçka që mori kritika të mëdha nga Britania.
Parlamenti i Londrës, që refuzoi marrëveshjen e Theresa May me mazhorancën më të madhe në historinë moderne të Britanisë, ka kërkuar që të rinegociojë, duke zëvendësuar një provigjon në lidhje me Irlandën e Veriut.
Liderët europianë kanë thënë në mënyrë të vazhdueshme se do të jetë e pamundur që të ndryshohet provigjoni, i quajtur ndryshe si “masa parandaluese”, për shkak se kjo shmang ashpërsimin e kufijve mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës së Bashkimit Europian.
Nëse Brukseli nuk pranon negociata, Britania do të dalë më 29 Mars pa marrëveshje të tranzicionit, diçka që do të ishte katastrofike për bizneset dhe ekonominë.