Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Lëvizjes Hamas, mori përgjegjësinë për operacionin për të qëlluar dhe përfunduar një ushtar sionist pranë vendbanimit “Mehola” në luginën veriore të Jordanisë. Një deklaratë ushtarake e lëshuar nga Brigadat mes tjerash thotë:
Nga kryerja e një operacioni të qitjes nga distanca zero; Automjeti i ushtarit sionist, Yonatan Deutsch, 23 vjeç, u vu në shënjestër pranë vendbanimit Mehola në luginën veriore të Jordanisë dhe u vra në çast. Brigadat Al-Qassam, duke marrë përgjegjësinë për këtë operacion heroik, konfirmojnë se ai vjen si hakmarrje për gjakun e dëshmorëve dhe si kundërpërgjigje ndaj “masakrës së agimit” në shkollën Al-Tabaeen dhe masakrave të vazhdueshme pushtuese në Gazën e palëkundur. Brigadat theksojnë se do të vazhdojnë të ndjekin pushtuesin çdo herë, në çdo udhëkryq e rrugicë sa të rrijë në tokën tonë.