Britania, betejë azilkërkuesve/ Mediat shkruajnë se vendimet synojnë largimin e emigrantëve shqiptarë

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë shpesh në shënjestër të qeverisë së Rishi Sunak, që jo pak herë i ka cilësuar problematikë. Gazeta prestigjioze “THE INDIPENDENT” në një artikull shkruan se ministrat britanikë kanë ndërmarrë një tjetër hap, për të dëbuar sa më parë shqiptarët.

Qeveria britanike ka hequr masat mbrojtëse, që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve, në mënyrë që ata të mos refuzoheshin gabimisht.

Autoritetet e kaluan pa shumë zhurmë ndryshimin, i cili heq nevojën e verifikimit të vendimeve, që lejojnë njerëzit të dëbohen në vendet e tyre.

Ky vendim vlen për emigrantët që vijnë nga shtete të cilësuara si të sigurta nga Britania e Madhe, ku përfshihet Shqipëria, por edhe Ukraina.

Megjithatë, “The Indipendent” pretendon se masat e reja lidhen kryesisht me shqiptarët, pasi shtetasit e vendeve të tjera në listë, ku përfshihen Bolivia, Koreja e Jugut dhe Serbia, aktualisht nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm te azilkërkuesve, ose emigrantëve që kalojnë kufirin me gomone.

Autoritetet mohuan që vendimi të synojë ndonjë kombësi specifike, por sipas burimeve zyrtare, ligji aktual nuk po zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë azilkërkuesit, ndërsa shoqatat kanë akuzuar qeverinë për diskriminim.

Leave a Reply