Britania e Madhe ka mohuar raportimet ruse, se ushtria e saj ka shtënë si paralajmërim mbi luftanijen britanike në Detin e Zi, shkruan BBC.
Ministri ruse e Mbrojtjes, ishte cituar të ketë thënë se luftanija HMS Defender ishte futur në territorin e ujërave ruse në afërsi të Krimesë së aneksuar nga Moska, derisa një anije patrulluese ka shtënë si paralajmërim – madje ka hedhur bomba nga aeroplani luftarak në drejtim të saj.
Por, ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se nuk ka pas të shtëna paralajmëruese mbi luftanijen HMS Defender. Madje ka shtuar se anija e tyre po lundronte në ujërat e Ukrainës.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se HMS Defender po kryente një rutinë “transitore” duke u futur në korridorin ndërkombëtar të trafikut ujor
“Si rutinë, anijet ruse ka qenë të informuara për stërvitjet në Detin e Zi. Nuk ka pasur të shtëna në drejtim të HMS Defender, dhe mbeten vetëm thashetheme se janë hedhur bomba në drejtimin tonë”, thuhet ndër tjera në kumtesë.