Britania e Madhe rekord infektimesh ditore

123 mijë të shtruar me covid në spitalet amerikane

Britania e Madhe është kthyer në vatrën më të nxehtë të koronaviorusit për momentin në mbarë globin. Ndërsa në shumë shtete të tjera shifrat e infektimeve dhe ato të viktimave janë në rënie, e kundërta ndodh në Britani.

Në 24 orët e fundit, autoritetet britanike të shëndetësisë raportuan për mbi 57 mijë infektime, shifra më e lartë kjo e regjistruar ndonjëherë në këtë vend. Një pjesë e rasteve të reja raportohet se janë të llojit të ri të koronavirusit.

Për të kufizuar përhapjen e shpejtë të virusit, në Britani ekspertët e shëndetësisë nisur nga efektshmëria e lartë e vaksinës kanë propozuar vaksinimin e një numri më të madh personash me një dozë të vetme, sesa vaksinimin e një numri të vogël personash me dy doza.

Një tjetër shtet që po përballet me një situatë të vështirë të koronavorusit në Europë është Rusia, e cila raportoi për 26 mijë infektime dhe afro 450 viktima.

Përtej oqeanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të kenë një numër të madh rastesh të reja dhe infektimesh, megjithëse larg rekordeve të vendosura në javët e shkuara. Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 232 mijë infektime dhe mbi 2100 viktima.

Problematike mbetet në SHBA situata në spitale, ku raportohet se gjenden mbi 123 mijë pacientë të shtruar, duke vënë në vështirësi të madhe sistemin shëndetësor amerikan.

Në mbarë globin numri i infektimeve ka arritur në mbi 85 milionë, ndërsa ai i viktimave në 1 milionë e 843 mijë.

Leave a Reply