Sekretari i Jashtëm i Britanisë tha të mërkurën se vendi i tij, së bashku me Francën dhe Algjerinë, thirrën një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën humanitare në Gaza.
David Lammy theksoi në një deklaratë se Izraeli duhet të sigurojë që civilët të mbrohen dhe rrugët të jenë të hapura për mbërritjen e ndihmave dhe se këshilli i OKB-së do t’i shqyrtojë këto çështje.
“Situata humanitare në Gazën veriore është e rëndë, qasja në shërbimet bazë po përkeqësohet dhe Kombet e Bashkuara raportojnë se pothuajse asnjë ushqim nuk ka hyrë në enklavën palestineze në dy javët e fundit”, shtoi Lamy.