Në agjendën dyditore në Samitin e BE-së, që po zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel, përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian, pritet të jenë temat kryesore.
Në takimin e krerëve të vendeve të BE-së nuk do të prezantohen dokumentet ligjore për Brexit, ndonëse negociatorët britanikë dhe ata evropianë kanë arritur një marrëveshje për largim, duke ndaluar regjimet tatimore në vlerën e shtuar më 16 tetor.
Një marrëveshje eventuale mes këtyre dy palëve duhet të miratohet dhe nga legjislaturat e Britanisë dhe bllokut evropian.
Përgjigjja e Bashkimit Evropian për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, do të jetë po ashtu temë e diskutimit, pasi BE-ja ka marrë një hap simbolik duke kufizuar dërgimin e armëve në Turqi, teksa ka lënë si mundësi vënien e embargos për dërgimin e armëve në Turqi.
Gjithahstu në këtë tryesë diskuimi pritet të jetë dhe reformimi i procesit të zgjerimit. Shqipëria dhe MAqedonia e Veriut janë në pritje të një vendimi final, për nisje të negociatave për anëtarësim në BE.