Shpërthime në magazinat e fishekzjarrëve në afërsi të Sofjes, në Bullgari, mbrëmjen e së enjtes, kanë tronditur vendin.
Si pasojë, ka mbetur i vrarë një punëtor dhe është plagosur rëndë vajza e tij 20-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë raportohen si të zhdukur, siç njoftuan sot autoritetet.
“Një burrë 49-vjeçar i cili u shtrua në spital pasi thithi tym toksik vdiq,” u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Kalin Stoyanov, i cili shkoi në vendngjarje.
Vajza e tij 20-vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda në 85% të trupit, është në gjendje mjaft kritike për jetën.
Aksidenti, shkaku i të cilit për momentin nuk dihet, ka ndodhur dje, të enjten, pas përfundimit të ditës së punës në Elin Pelin, në periferi të Sofjes. Shpërthimet, të cilat ndodhën në gjashtë magazina, vazhduan gjatë gjithë natës, duke lëshuar re tymi dhe duke penguar ekipet e shpëtimit të arrinin në vendngjarje.