Kryeministri bullgar Bojko Borisov do ta ketë të vështirë të mbajë pushtetin, pasi partë e opozitës e sidomos ato anti-estabilishment u rritën në zgjedhjet e fundit.
Partia e tij GERB e qendrës së djathtë do të vijojë të mbetet grupimi më i madh në Parlament, por tani me vetëm 25.2% të votave, krahasuar me 33.5% që mori katër vjet më parë. E dyta u rendit një parti e re kundër sistemit e themeluar nga një prezantues dhe këngëtar televiziv me 17.5% të votave.
Pas një dekade dominimi të politikës bullgare, Borissov është i detyruar të bashkëqeverisë. Nuk përjashtohen disa javë bisedime për të formuar koalicionin qeverisës dhe as mbajtja e zgjedhjeve të reja, që do të thotë se Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Europian, do të ketë vështirësi të marrë edhe pjesën e vetë të fondit të rimëkëmbjes të BE-së.
Borissov u bëri thirrje udhëheqësve të opozitës të konsiderojnë pjesëmarrjen në një qeveri të me bazë të gjerë me mandat të kufizuar deri në Dhjetor.
“Unë ju ofroj paqe. Paraqisni ekspertët dhe merrni përgjegjësinë e duhur”, tha ai në një video të transmetuar në Facebook.
Borisov humbi terren politik pas dështimit për të luftuar korrupsionin endemik dhe mos realizimin e Reformës në Drejtësi. Kjo gjendje nxorri në rrugë mijëra protestues për muaj me radhë gjatë vitit 2020. Protestuesit e akuzuan Borissovin për bashkëpunim me oligarkët.