Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar një fushatë të titulluar “Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”, për të inkurajuar banorët që të mos i lënë shtëpitë e tyre në mesin e pandemisë së coronavirus, që ka vrarë dy dhe infektoi 248 në shtetet e Gjirit.
Mesazhi #Qëndronështëpi është shfaqur në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në gjuhën arabe dhe angleze, pasi qeveria u bëri thirrje banorëve që të përmbahen dhe të mos dalin, përveç nëse e kanë shumë të nevojshme ose për arsye pune.
Por, këto ditë, sipërfaqja e kësaj ndërtese në Dubai është ndriçuar edhe me mesazhe vetëdijësuese në gjuhë të tjera, ndërsa nuk ka munguar as porosia në shqip. “Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, ishte mesazhi në shqip, që u pa në sipërfaqen e hotelit.