Burri ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinajt — Dardan Stublla, përmes një shkrimi në facebook, ka reaguar ndaj deputetes së zgjedhur Albana Bytyqit, shkruan Express.
Stublla tha se ka lexuar një shkrim në media, ku sipas tij, Bytyqi e ka akuzuar Stubllën se ky i fundit e ka kërcënuar deputeten e zgjedhur. E këto akuza, Stublla i quajti shpifje.
Tutje, ai tha se tashmë nuk po i beson as policisë e prokurorisë. Stublla gjithashtu njoftoi se nesër do t’i drejtohet Ambasadës Britanike për të kërkuar ndihmë ndaj, sic i quan ai, shantazhe nga Bytyqi drejtuar familjes së tij.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Stubllës:
Reagim publik ndaj shpifjeve të Albana Bytyqit
Në vazhdën e shantazheve ndaj meje dhe familjes sime, sapo lexova një shkrim në njërën nga portalet se znj.Albana Bytyqi më akuzon se gjoja ka pranuar mesazh kërrcënues nga unë!!!
Unë në asnjë forme direkte apo indirekte nuk kam kërrcnuar askënd e aq më pak znj në fjalë e cila po shpif për mua.
Kam filluar që mos ti besojë policisë dhe prokurorisë për arsyje të mos veprimit, nesër do të i drejtohem Ambasadës Britanike meqë jam shtetas, të kërkoj ndihmë për shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi.
Thërras organet e rendit të marrin me seriozitet këtë kanosje ndaj meje dhe familjes sime.