Një grua 44-vjeçare, me nënshtetësi kosovare ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pas një rasti të rëndë të dhunës në familje, në Schafisheim të Kantonit Aargau.
Policia e kantonit ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj saj, shkruan blick.ch.
Pak para orës 1 të pas mesnatës së të premtes, policia ka marrë raportin për një krim të ndodhur në një shtëpi në Juraweg në Schafisheim AG.
Policia dhe shërbimi i ndihmës së shpejtë menjëherë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një grua 44 vjeçe, pa vetëdije.
Por, mjekët e ndihmës së parë më pas me sukses arritën ta ri-animonin atë. Kosovarja tani është në kujdes intensiv, sipas komunikatës së Policisë Kantonale të Aargaut.
Burri, një shtetas zviceran 46 vjeç, është arrestuar, pa rezistencë. Gjetjet fillestare tregojnë për një tentim vrasjeje të kryer nga ai.