Ambasadorja e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes ju bëri thirrje liderëve partiakë të gjejnë kompromis për Ligjin për Prokurori Publike dhe të mundësojnë që të miratohet ligji para shpërndarjes së Kuvendit.
“Miratimi i Ligjit të ri për Prokurori Publike do të avancojë sundimin e së drejtës, transparencën dhe përgjegjësinë. E theksojmë edhe rëndësinë e rasteve të PSP-së që të vazhdojnë të përpunohen në mënyrë kredibile në Prokurorinë Publike. Besojmë se këto janë vendime të vërteta për t’u krijuar besim te qytetarët dhe të vërtetohet se persona që janë në funksione të larta mund të përgjigjen për keqpërdorimet. Është sinjal i rëndësishëm. Vet ligji nuk është kyç vetëm për BE-në, por edhe për të ardhmen e vendit”, tha Byrnes.
Ajo ju bëri liderëve të partive politike që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta miratojnë ligjin para shpërndarjes së Kuvendit.
Me këtë, sipas saj, do të dërgohet sinjal pozitive deri tek vendet anëtare të BE-së para vendimit për nisje të bisedimeve. Byrnes pret që së shpejti të përfundojë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO në Spanjë dhe vendi së shpejtë të jetë anëtar i plotë në NATO.
Sipas Byrnes Maqedonia duhet të dërgojë sinjale pozitive në BE me vazhdim të reformave, zbatim të zgjedhje demokratike dhe të lira, mirëmbajtjen e raporteve të mira fqinjësore, luftimin e korrupsionit dhe krijimin e ambientit ekonomik për tërheqjen e investimeve.