Në Parlament sot, ligji për Byronë e Hetimit nuk do të votohet nga opozita.Këtë e ka paralajmëruar kreu i PD Lulzim Basha i cili tha se varianti i miratuar në mbledhjen e qeverisë është në kundërshtim me atë që është dakortësuar në fillim edhe opozita.
“Byroja e Hetimit, jo varianti që dhamë dakortësi, varianti që s’merr parasysh komisionin e Venecias, është një provokim, apo truk për t’i hedhur hi syve shqitparëve, dhe nuk do votohet. Të votojmë draftin e dakortësuar, nëse jo, le ta marrë vesh cdo shqiptar se kush është kampion i hileve dhe trukeve, por këto nuk i ecin as me opozitën, as me Bashën, as me ndërkombëtarët”, – tha Basha.
Pika që opozita nuk është dakort me këtë draft është dakortësimi që kjo strukturë të jetë në autoritetein e prokurorisë sic parashikon Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias.//opozita