Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov, do të përballet me Justin Gaethje më 24 tetor, ka konfirmuar sot presidenti i UFC-së, Dana White.
Luftëtari i pamposhtur rus nuk e ka futur këmbën në kafaz që prej muajit shtator, kur e rrahu Dustin Poirierin.
Babai dhe trajneri i tij, Abdulmanap, vdiq në fillim të këtij muaji pas komplikimeve shëndetësore që ia shkaktoi pandemia koronavirus.
“Do të ndodhë, ju them këtu dhe tani. Ky meç do të ndodhë”, tha White për CNN.
“Kjo ka qenë një kohë e vështirë për të. Babai i tij ishte heroi i tij, ai e donte shumë babanë e vet dhe kishte marrëdhënie shumë të ngushtë me të, ka qenë e rëndë për të”, shtoi ai.
Amerikani Gaethje e rrahu Tony Fergusonin në maj, pasi meçi i propozuar i Fergusonit me Nurmagomedovin u anulua për shkak të pandemisë.
White ka thënë se vendi se ku do të ndodhë meçi nuk është caktuar ende.