Mbretëria e Bashkuar do të pranojë “mijëra” refugjatë nga Siria, në përgjigje të krizës së përkeqësuar humanitare, ka deklaruar kryeministri David Cameron. Por ai theksoi se këta refugjatë do të vijnë nga kampet e OKB-së në kufirin sirian, dhe jo nga persona që vijnë nga Europa.
Britania do të veprojë me “kokë dhe me zemër”, tha Cameron, teksa bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë për krizën. Aktualisht, Cameron ndodhet në Lisbonë, në një takim me homolohun e tij portugez dhe tha se më shumë detaje do të bëhen të ditura në javët e ardhshme, duke folur me organizatat që po punojnë në rajon.
Thirrjet ndaj qeverisë britanike që të pranohen më shumë refugjatë janë shtuar më tepër pas publikimit të fotos së tre vjeçarit sirian, Aylan Kurdi, trupin e të cilit dallgët e kishin nxjerrë në brigjet e Bodrumit, në Turqi.
Më herët Cameron u shpreh se si baba ai ndihet “thellësisht i prekur” nga pamjet, por argumenton se nuk është një përgjigje e thjeshtë të flasësh për më shumë njerëz