Censura dhe autocensura

Danillo Kish

Censura është, megjithatë, vetëm një shfaqje e jashtme e gjendjes patologjike, një sinjal i sëmundjes kronike, sëmundje që zhvillohet paralelisht dhe lind autocensurën. Lufta është e padukshme, duke u projektuar larg syrit të opinionit shoqëror, e strukur në skutën më të errët të shpirtit, autocensura e përmbush punën e vet në mënyrë më të efektshme sesa çdo censurë. Megjithëse të dyja rendin tek të njëjtat mjete – kanosja, frika, shantazhi – autocensura i fsheh ose, tek e fundit, nuk e zbulon ekzistencën e shtrëngimit/ detyrimit. Lufta me censurën është e hapur dhe e rrezikshme, ndërsa lufta me autocensurën është heroike. Një luftë anonime, e braktisur nga dëshmitarët dhe e vetmuar.
Autocensura është leximi i tekstit tënd personal me sytë e huaj, kur ju vetë bëheni i vetëgjykuar, madje i vetëgjykuar më ashpër sesa ndonjë tjetër, përderisa e dini gjithashtu edhe atë të cilën censori asnjëherë nuk do ta zbulojë në tekstin tuaj, pra, atë për të cilën ju keni heshtur dhe të cilën ju kurrë nuk do ta hidhni në letër, por që juve ju duket se ka mbetur “ndërmjet rreshtave”.

Leave a Reply