Ceremonia e shumëpritur e rikthimit në botën e egër të gjashtë arinjve të murrmë, të mbajtur më parë në kafazë, u kthye dje në një dramë me skena komike paniku, teksa kafshët e pamësuara sulmuan kujdestarët dhe të pranishmit në event.
Në pamjet e postuara nga veriu i Irakut, shiheshin spektatorë të tmerruar që vraponin për jetën e tyre, pasi grupi i arinjve u sul ndaj kujdestarëve të tyre teksa lëshoheshin nga kafazët.
Gjashtë arinjtë e murrmë sirianë ishin shpëtuar nga mbajtja në kafazë si kafshë shtëpiake luksi, në kuadër të projektit të ruajtjes së botës së egër në rajonin e Kurdistanit në veri të Irakut.
Por disa momente pas hapjes së kafazeve, arinjtë u sulën ndaj turmave të spektatorëve e gazetarëve dhe ceremonia u kthye në kaos.
Gjashtë arinjtë po lëshoheshin në shtëpinë e tyre të re në malet Gara pasi ishin shpëtuar nga aktivistët.
Ky ishte eventi i tretë i lëshimti të arinjve në botën e egër nga organizata vitet e fundit.
Edhe në vitin 2018, gazetarët u sulmuan nga tre arinj që po lëshoheshin për herë të parë në botën e egër në të njëjtën zonë.
Zyrtarët thanë se kafshët ishin panikosur nga turma e njerëzve dhe e gazetarëve. Në vitin 2018 ishin plagosur dy gazetarë.