Procesi zgjedhor është një proces i ngarkuar që kërkon angazhim të madh nga komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo duke filluar nga hapja e vendvotimeve e deri tek mbylla e tyre.
Lidhur me procedurat se si shkon edhe procesi i numërimit ka treguar zyrtarja e lartë e Komisionit Komunal Zgjedhor në Prishtinë Fatmire Bajrami.
Bajrami në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se më shumë kohë merr numërimi i votave për deputet.
“Pas orës 19:00 mbyllen Qendrat e Votimit. Domethënë pas kësaj kohe lihen të votohet të gjithë ata që janë brenda qendrave. Pas votimit ndahen fletëvotimet në të vlefshme dhe të pavlefshme. Më pas bëhet ndarja e fletvotimeve në subjekte politike. Pas ndarjes fillon edhe numërimi i fletëvotimeve. Pas numërimit regjistrohen në Formularin e Regjistrimit të Votave. Pas kësaj bëhet edhe numërimi i votave për deputet. Ky numërim është më i komplikuar por edhe më sfidues pasi bëhet nëpërmjet flick-ave, me viza. Një vizë për secilën votë dhe në fund mbyllet me vijë horizontale. Për çdo kandidat i kemi nga pesë vota katër vota dhe mbyllet me vizën pesë”.
“Për subjekte numërohet shumë shpejtë. Por, për kandidatë merr më shumë kohë. Sonte pritet që ky proces të kryhet deri në orën 00:00. Më pas mblidhen materialet nga Qendrat e Votimit në Prishtinë dhe sjellën në Qendrën më të madhe “1 tetori” në Prishtinë”./KK/