Jeni Xhamia e Manastirit, një prej Xhamive më të vjetra në rajon, nga dita e 22 nëntorit të vitit 2024, ditë kjo kur shënohet Kongresi i themelimit të Alfabetit shqip, do të jetë Muze e kristianizmit dhe islamit, dhe kjo me bekimin e Shaqir Fetait, instalacionit të qarqeve antishqiptare e antifetare në krye të BFI-së me ndihmën e BDI-së! Prandaj, reagimet e BDI-së lidhur me këtë ngjarje antiislame janë fund e krye hipokrizi
Nga Mehmet G. Veseli
Dje, me rastin e festës kushtuar Kongresit të Manastirit, në këtë qytet qëndroi edhe Shaqir Fetai. Ky avdalll, në bashkëpunim me Myftininë e Manastirit paska organizuar “panel shkencor” kushtuar kësaj ngjarje të shenjtë kombëtare. Pra, nga informimi i “shërbimeve” të Shaqir Fetait, madje publikuar edhe në fb-un e vet personal, shihet qartë se si Shaqir Fetai po e daverit organizimin institucional, po e legjitimon fragmentarizimin deri në shkatërrim të unitetit të BFI-së! Në bashkëpunim me Myftininë e Manastirit?! Po pse kjo farë Myftinie a na qenka institucion më vete apo është organ i BFI-së e cila vepron brenda dhe për BFI-në? Shaqir Fetai po “i shet” e po i kontrabandon një nga një organet dhe institucionet e BFI-së! Nëse dikur (2015-2020) BFI-ja nuk i kontrollonte vetëm 4 xhami në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, sot BFI-ja e Shaqir Fetait nuk ka nën e kontroll Myftininë e Tetovës, as atë të Kumanovës, as atë të Strugës, nuk di se çfarë ndodhë në Myftininë e Dibrës, as në atë të Kërçovës, aq më pak në atë të Shtipit e të Resnjes; BFI-ja e Shaqir Fetait nuk është më e vetmja bashkësi islame, sepse Shaqir Fetai, i etur deri në çmendi për “dekorime”, ”paqësor e tolerant fetar”, u ka dhënë pëlqimin “institucioneve” antiislame që të regjistrojnë sa më shumë “bashkësi islame”! Sot, BFI-ja e Shaqir Fetait, nuk ka autoritet mbi dhjetra xhami, të cilat janë private, të imamëve e të lëvizjeve që nuk e llogaisin BFI-në si Instiitucion; BFI-ja e Shaqir Fetai nuk ka më autoritet mbi Medresenë e re, sepse atë tradicionalen e shuajti; BFI-ja e Shaqir Fetait nuk shton vakëfin si ajo e Kosovës, e cila, këto ditë përuroi objektin për ndihma humanitare të ndërtuar nga Katari, nuk e shton sepse i gënjen arabët duke ua ofruar “cigllanën” si vakëf! Shaqir Fetait po i ndodhë që në karrierën e vet t’i humbë disa xhami, disa sahat-kullla, xhamitë t’i shëndërrohen në kisha e në muze… A keni dëgjuar ndonjë reagim publik nga Shaqir Fetai si organ i BFI-së – Myfti i Gostivarit, kur Xhamia e Hysamedinit në Shtipit, më e vjetra në Ballkan, në vitin 2018 u shndërrua në kishë “Shën Ilija”; a keni dëgjjuar ndonjë reagim apo shqetësim të Shaqir Fetait për përdhosjen e sahat-kullave në Manastir e Prilep duke u “stolisur” me kryqe dymetërsh, ndërsa Shaqir Fetai atëbotë ishte drejtor i sektorit për çështje fetare pranë BFI-së; a keni dëgjuar ndonjë reagim të Shaqir Fetait në cilësinë e myftiut të Gostivaiit, për përdhosjen e Kalasë së Shkupit duke ngritur në frontin ballor objekt për kishë ortodokse! Futuni në FB-un e Shaqir Fetait dhe shikoni nëse ka ndodnjë reagim kundër uzurpimit dhe shkatërrimit të Jeni Xhamisë në Manastir!
Shaqir Fetai në “panel shkencor” në Manastir, ndërsa Pasko Kuzmani me alkool në dorë brenda objektit fetar islam përuron Jeni Xhaminë në Muze të kristianizmit? Dhe, mbi këtë dukuri të shëmtuar dhe antiislame Shaqir Fetai reagon me një “Letër me qëllim të mirë”!
Për herë të parë në historinë e reagimeve si qëndrime institucionale del një reagim i cili, që në krye kërkon të mos ketë keqkuptime e shqetësime, të mos ketë hidhërime, të mos ketë hatërmbetje, sepse letra si reagim është “me qëllim të mirë”! Në vend se të jetë letër ultimative, në vend se të jetë paralajmërim për protesta gjithëpopullore, në vend se të jetë kërcënim për padëgjueshmëri qytetare, në vend se të jetë paralajmërim për ndërprerje të të gjitha raporteve BFI-Shtet, Shaqir Fetai u reagon me qëllime më të mira! Po edhe qarqet e caktuara shtetërore veprojnë me qëllime të mira! Nuk kanë kurrfarë qëllmi të keq përveçse ta shndërrojnë në Muze Jeni Xhaminë! Ata në Prilep e kanë shëndërruar në nevojtore publike xhaminë e djegur kurse Shaqir Fetai nuk ka shprehur asnjë “reagim me qëllim të mirë”!
Problemi i Jeni Xhamisë është shumë më i hershëm! Aktivitetet rreth kësaj xhamie gjithnjë kanë qenë transparente dhe institucionale, asgjë aty nuk është bërë as ilegale e as me fanfare që të kuptojnë BFI-ja dhe BDI-ja! Qysh më vitin 2014, kur nisën punimet arkeologjjike rreth dhe brenda kësaj Xhamie ka pasur deklerat publike të personave kompetent. Kurrë nuk u dëgjua as zëri i Shaqir Fetait dhe as ndonjë zë nga “të brengosurit” e BDI-së opozitare! Për shembull, konservuesi i lartë i Muzeut, Zoan Alltiparmakovski, pat deklaruar: “Projekti jonë konservues i mbështetur nga Ministria e kulturës, vazhdon me punë pasi qëllimi ynë është që “Jeni Xhamia” të prezantohet si lokalitet arkeologjik dhe si galeri, funksion të cilin e ka pasur edhe më parë. Në fazën e ardhshme do ta hapim pjesën e altarit të xhamisë, kurse në fazën e ardhshme do të bëjmë konservimin dhe restaurimin e të gjithë xhamisë”.
Pra, puna e Jeni Xhamisë është kryer në disa faza dhe nuk është e vërtetë se “krejt rastësisht” na u bë Muze i kristianizmit dhe islamizmit dhe se tani duhet të reagojmë me “letër me qëllim të mirë”! Ky stil i reagimit nënkupton, “o vëllezër maqedonasë, bëni çfarë të doni vetëm ma mbani epitetin e personit që kultivoj paqe, toleranncë dhe harmoni ndërfetare”!
Prandaj reagon “rijaseti” dhe jo Shaqir Fetai, i cili, në reagimet e veta formale gjithnjë ka qenë anemik, i turpëruar dhe shimë i frikësuar. Së këndejmi, nuk kuptohet as “agresiviteti frontal” i BDI-së kundër këtij akti të shëmtuar i cili përfundoi, gjithësesi, me bekimin e dështakut më të madh të tyre, Shaqir Fetait, i cili ndikimin e vet si autoritet nuk ia doli ta shtrijë, madje as në Çegranin e tij.