Bisedat rreth BFI-së së Shaqir Fetait dëgjohen gjithandej! Nëse hyp në taxi, ose, nëse futesh në një çajtore, nëse ulesh në një restorant, nëse ulesh në karrigen nën hijen e “parkut të pleqve”, nëse shkon në një dasëm, në një mevlud, në një ndeje miqësore, janë të pashmangshme bisedat rreth BFI-së! Çfarë nuk dëgjon njeriu! Dhe të gjitha nisin me “ma tha njëri nga brenda”! Aty harami ka arritur pikën e vlimit, veçsa nuk ka shpërthyer
Nga Mahir Rexhepi
Sa janë të besueshme bisedat e tilla që dalin nga brenda BFI-së? A mos po bëhen në formë të shantazhit, a mos po gënjehet vetëm sa për ta njollosur gjithnjë e më shumë BFI-në (mision ky i planifikuar i Shaqir Fetait), apo, po shprehet një lloj reflektimi i njerëzve që ia dhanë përkrahjen njeriut që pranoi që, mbi baza të haramit, të veprojë dhe ta drejtojë një Institucion shekullor fetar!
Pse a mos është intriga hallall? A mos është tradhëtia hallall? A mos është hallall marrja e pushtetit me rrena e dallavere duke e nxirë personalitetin e tjetrit? A mos është hallall marrja e pushtetit duke e kërkuar përkrahjen e strukturave aniislame, antikombëtare si dhe të atyreve që janë marionetë e këtyre strukturave? A nuk është haram arrdhja në krye të një institucioni fetar pas një karriere goxha të gjatë prej spiuni në shërbime më antiislame siç është UDB-ja (Shaqir Fetai, sipas dokumenteve të publikuar, aty veproi me nofkën ORAO”)!
Pas këtyre veprimeve haram, natyrisht që baza e drejtimit do të jetë haram dhe gjithçka do të rrjedhë mbi baza të haramit! Kjo teksa do të zbërthehet dhe teksa do të çuditen brezni të tërë se si ka mundur të ndodhë një tradhëti kaq e madhe, një drejtim kaq i poshtër antifetar dhe një intrigë kaq e djallëzuar dhe e denjë vetëm për njerëzit e shthurur dhe shpirtzinjë.
Po çka po ndodhë në BFI-në e Shaqir Fetait? Asgjë më pak e as më shumë se sa vazhdimi i intrigave, sepse, krejt kjo lojë e ndytë nisi me intriga. Dhe, nuk ka gjasë të ndalojë apo të përfundojë ndryshe përveçse me intriga! Pyka del me pykë!
Shaqir Fetai për të ardhur në krye të BFI-së u desht që ta tradhëtojë dhe t’ia ngulë thikën pas shpine njeriut i cili ia kishte hapur të gjitha dyert e perspektivës! Shaqir Fetai, si skuth që është, nuk deshti që të dalë i përlyer i vetëm nga kjo lojë, porse, në të i futi të gjithë bashkëpunëtorët e ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, njrëzit më të afërt dhe më të besueshëm të tij! Edhe këta e tradhëtuan efendi Rexhepin, madje u bënë palë me intrigantin më të tmerrshëm. Vjen momenti i vetëdijësimit, apo i shpagimit të fajësisë. Janë po këta bashkëpunëtorë që e tradhëtuan H. Sulejman ef. Rexhepin, që iu bashkangjitën lojës dhe intrigës së Shaqir Fetait dhe që, tani, meqë po e ndjejë peshën shumë të rëndë të tradhëtisë, kanë filluar që të mbajnë kontakte edhe me ish-reisin e tyre. Ish-reisi i tyre gjithnjë, çdo ditë të lume informohet se çfarë po ndodhë brenda, çfarë po vepron Shaqir Fetai, si po i shpërdoron paratë e BFI-së duke blerë “bashkëpunëtorë”! Sa i hidhërohet njëri e sa tjetri. E kanë hetuar se ky për ruajtjen e pozitave të veta është në gjendje ta thajë arkën e BFI-së, sepse, nuk po i jep paratë e veta, po i kepërdorë fitrin e zeqatin, kontributin e myslimanëve, për të cilët, Shaqir Fetait nuk i ka hëngër kurrë dhe as që i ha b…
Të njëjtit bashkëpunëtorë, pastaj, sjellin informata te Shaqir Fetai nga H. Sulejman ef. Rexhepi! Dhe, bartja e informacioneve në mes dy kampeve më së shumti i intereson Shaqir Fetait, sepse ky është gjallë i interesuar që t’i kuptojë planet e subjekteve politike, subjekteve fetare, të palës opozitare, të njerëzve që nuk e duan Shaqir Fetain.
Vetëmse rrëfimet e bashkëpunëtorëve të ish-reisi janë më të tmerrshme, më të çuditshme, më “të sinqertë”! Sepse, ata përveçse raportojnë se çfarë haramesh po ndërmerr Shaqir Fetai, ata po rrëfejnë edhe për personat se kush i organizoi, kush i tuboi, kush i shantazhoi që t’i bashkangjiten komplotit të Shaqir Fetait, po flasin për planin dhe strategjitë si u zhvilluan dhe arsyen se pse u zhvillua tërë ajo lojë e ndytë. Këta bashkëpunëtorë po e ndjejnë shumë të rëndë peshën e fajit në shkatërrimin e BFI-së dhe në devalvimin e jetës fetare islame në vend. I rrëfejnë ish-reisit edhe përkrahjen që sot ia ofrojnë Shaqir Fetait strukturat e ndryshme, nga jasht e nga brenda, që nuk kanë të bëjnë asgjë me BFI-në dhe që janë shumë të rrezikshme si për kombin ashtu edhe për fenë. Pranimi në zyre i të dërguarve të Putinit, krijimi i oponionit pozitiv për lojalistët çeçenë të Putinit, ishte momenti vendimtarë që i bëri të reflektojnë sado pak bashkëpunëtorët e efendi Rexhepit me të cilët aktualisht po menaxhon Shaqir Fetai!
Kurse Shaqir Fetait ia rrëfejnë strategjinë e ish-reisit për t’ia rrëmbyer bashkëpunëtorët dhe, të lidhur në mes vete, japin emra se kush mund të shkojë te ish-reisi dhe për sa para mund të mbahet në taborrin e komplotistëve. Kësisoj, e rjepën Shaqir Fetain, i cili, për postin e vet jo se po ia ndinë fortë për shpenzimin e parave të vakëfit, të fitrit e të zeqatit.
Ja, kjo po ndodhë sot në BFI – vazhdimi dhe tjerrja e intrigave nga më të ndytat. Janë po të njëjtat figura që po e luajnë e që nuk u intereson as Shaqir Fetai dhe as Sulejman Rexhepi, porse paraja: kush ofron më shumë do të jenë në krahun e tij! Po një ditë kur do të mbarojnë paratë? Dhe, kjo ditë, po vjen shumë shpejt, këtë nuk po e vërenë vetëm Shaqir Fetai dhe bashkëpunëtorët e tij që po e tradhëtojnë te “babai shpirtëror” i tij i dikurshëm!